16.5 C
Tirana

Trump: Kemi bërë një punë të mirë nëse kemi më pak se 100 mijë të vdekur

Më datë:

Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të mbajnë “100 mijë ose më pak” vdekjet nga koronavirusi “ne do të kemi bërë një punë të mirë”. Kështu tha Presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar gjithashtu se në SHBA “kulmi i vdekjeve nga koronavirusi do të ndodhë brenda dy javësh. Për këtë arsye, ne do t’i zgjasim udhëzimet për distancimin shoqëror deri në 30 prill”.

“Është një numër i tmerrshëm”, deklaroi ai gjatë një konference, duke shtuar se “të gjithë së bashku bëmë një punë të shkëlqyer”. Dr Anthony Fauci, eksperti i lartë i qeverisë për sëmundje infektive, konfirmoi se parashikimi i vdekjeve të mundshme prej 100,000 deri në 200,000 është “plotësisht i konceptueshëm” nëse nuk bëhet sa duhet për të lehtësuar krizën.

Duke përgatitur kombin për një numër vdekjesh nga koronavirusi që mund të tejkalojë 100,000 njerëz, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjati udhëzimet kufizuese për distancimin shoqëror deri në prill, duke iu nënshtruar ekspertëve të shëndetit publik, të cilët i prezantuan parashikimet edhe më të tmerrshme për zgjerimin e pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...