15.5 C
Tirana

Australia planifikon “spital virtual” në luftën kundër COVID-19

Më datë:

Australia po përgatiet të zbatojë një plan-projekt që parasheh trajtimin e pacientëve me koronavirus në shtëpitë e tyre përmes një sistemi special monitorësh.

Sipas gazetës lokale “The Age”, përmes projektit, të quajtur “spitali virtual”, pacientët me COVID-19 që nuk janë nën kujdes intensiv do të monitorohen përmes sistemit special që do të vendoset në shtëpitë e tyre.

Përmes projektit, i cili fillimisht do të testohet në New South Wales, ndërsa më pas në gjithë vendin në rast suksesi, 200 pacientëve të trajtuar në spitalin në Armidale do t’u monitorohen ritmi i zemrës, frymëmarrja, temperatura dhe tensioni.

Pacientët, të cilët do të monitorohen nga distanca nga ana e mjekëve, do të shtrohen në spital nëse vërehet përkeqësim në gjendjen e tyre.

Në Australi deri më tani janë konfirmuar 3.969 raste me COVID-19, ndërsa 16 persona kanë humbur jetën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...