14.5 C
Tirana

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”: Plotësoni hetimet!

Më datë:

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkon Prokurorisë së Posaçme hetime të tjera në lidhje me privatizimin e shoqërisë “Buka” sha, për të cilën ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.

GJKKO i ka dhënë 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet për të ashtuquajturën dosjen “Buka”.

Gjatë seancës së sotme, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO,  prokurorit ë çështjes Elvin Gokaj iu la afat deri më datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.

Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha” nga biznesmeni Lirim Fezollari.

Nga korriku i vitit 2023, Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Opozita përplaset me Peleshin në Konferencën e Kryetarëve: Për 6 muaj Balla do t’ju zërë vendin!

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të mbajtur këtë...

 Rutte: NATO dhe BE janë në sintoni të plotë

Mund t’ju siguroj se BE dhe NATO po punojnë...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, garanton furnizim cilësor me energji elektrike

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...

Trump njofton fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes për Gazën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpalli fillimin e “fazës...