Buxheti 2025, Rama: Mbështetje për 164 mijë persona me aftësi të kufizuara

Më datë:

164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje me buxhetin 2025.

Është ky njoftimi që ka bërë vetë kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në rrjetin e tij social Facebook.

Ai shkruan se “Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës këtë kategori, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara”.

“Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm”, thotë Rama.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02UpqFVNiYkKQvAevA1bbWc7A8pk5PtYSJANeQxoYCxrYxAVLZ5XZvNKhbfy4LCXwil&show_text=true&width=500

Kujtojmë se buxheti për vitin e ardhshëm u miratua më 3 Dhjetor, pas një sërë debatesh në Kuvend. Megjithatë, kreu i qeverisë ka deklaruar se fushat prioritet për mbështetje financiare janë pensionistët, arsimi e infrastruktura. Synohet po ashtu një ndryshim rrënjësor i skemës për sigurimet shoqërore.

Vlera e buxhetit 2025 parashikohet të jetë rreth 8 mld Euro, 3 herë më i lartë se ai në vitin 2013.

Ka nisur edhe shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, i cili këtë herë erdhi i trefishuar, ndërkohë që kryeministri ka bërë me dije se do të ketë një të tillë edhe në pranverë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...