“Ndal burgimeve politike”/ Blushi lexon mesazhin e Metës para SPAK: Është vrarë besimi tek drejtësia

Më datë:

Përpara godinës së SPAK, po mbahet protestë nga Partia e Lirisë për lirimin e presidentit të PL Ilir Meta, i cili po mbahet në “arrest me burg”.

Mbështetësit mbanin pankarta të ndryshme, ndër të tjera edhe “ndal burgimeve politike”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi lexoi mesazhin e Metës.

Ai tha se sot është vrarë besimi tek drejtësia.

“Jemi këtu për një mision kombëtar për një drejtësi të pavarur.

SPAK është bunkeri i fundit i qeverisë së Ramës. Është vrarë besimi tek drejtësia.

Sot kemi në pushtet një narko-qeveri, më të korruptuarën e Europës.

Kjo drejtësi mbylli dosjen e Dibrës, Elbasanit. Rama ka blerë dhe ka grabitur zgjedhjet.

SPAK është kthyer në oksigjen për Rilindjen.

SPAK mbyll sytë përpara kullave të drogës dhe korrupsionit shtetëror, të lidhur me afera ndërkombëtare, si ajo McGonigal.

SPAK është mbrojtësi i tradhtisë kombëtare, me mosveprimet e tij, përballë denoncimeve shokuese. Me inceneratorin e Tiranës është vjedhur pa maska.

Opozita po persekutohet politikisht, përmes hetimeve të montuara”, tha Blushi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...