Vrau gruan dhe e mbajti 1 javë në shtëpi! Cila ishte pika që “theu” shqiptarin

Më datë:

Një ngjarje e rëndë u zbulua në lagjen Ampelokipi të Athinës. Një 39-vjeçar shqiptar u vu në pranga pasi vrau të shoqen me çekiç.

Vrasjen e kreu të enjten e kaluar (28 Nëntor) dhe gjatë kësaj jave e futi trupin e pajetë të bashkëshortes të mbështjellë me çarçaf në qese plastike dhe e fshehu në papafingo.

Ditën tjetër dy fëmijët e çiftit kërkuan nënën e tyre, por autori u tha se ajo kishte shkuar në punë. Pas shkolle, ata i çoi në shtëpinë e të vëllait, por pa u thënë detaje të tjera dhe vetë qëndroi në banesë pa zbuluar se çfarë kishte ndodhur.

Siç shkruan To Vima, teksa ditët kalonin, fëmijët kërkonin gjithnjë e më shumë për të ëmën. Kjo ka qenë pika që “theu” 39-vjeçarin shqiptar dhe pas 1 jave nga krimi shkoi në polici për të rrëfyer veprimet e tij. Trupi i pajetë i bashkëshortes së tij, i fshehur në papafingo kishte nisur të lëshonte aromë të rëndë në lagje për shkak të dekompozimit.

Në dëshminë e parë për hetuesit, shqiptari u shpreh se ishte bërë xheloz, pasi sipas tij, ajo kishte një marrëdhënie të fshehtë me shokun e tij të ngushtë. Siç shkruajnë të tjera media, gruaja kishte marrë një telefonatë dhe kishte shkuar në tualet të fliste më të. Në këtë momente, shqiptari vendosi që ta vriste. Fillimisht e goditi me çekiç dhe më pas e mbyti.

Autoritetet policore vazhduan kontrollet në shtëpinë ku ndodhi tragjedia dhe arritën të gjenin çekiçin që përdori shqiptari. Ai e kishte fshehur në papafingo, aty ku u gjet edhe trupi i pajetë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...