21.5 C
Tirana

Zelandë e Re, shënohet vdekja e parë nga Covid-19

Më datë:

Në Zelandën e Re është shënuar vdekja e parë nga koronavirusi i ri (Covid-19).

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern njoftoi se një grua 70-vjeçare ka vdekur. E ndjera ka rezultuar pozitive në testin e Covid-19 të premten pasi ishte diagnostikuar me grip.

Ardern shtoi se vdekja e gruas së moshuar nga rajoni Greymouth në Ishullin e Jugut është vdekja e parë në Zelandën e Re lidhur me Covid-19. “Ky është një lajm shkatërrues, vdekja e sotme na kujton se ndodhemi në një luftë. Qëndroni në shtëpi, thyejeni zinxhirin dhe shpëtoni jetë”, tha ajo.

“Kjo situatë tregon se sa e rëndësishme është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe ndalimi i daljes në rrugë për 4 javë”, tha Ardern duke shtuar se “Kjo (vdekje) e bën të kuptueshëm se përse kemi marrë masa kaq të fuqishme për të ndaluar saktësisht përhapjen e këtij virusi”.

Në Zelandën e Re që nga 24 marsi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe ndalesë për dalje në rrugë. Në 24 orët e fundit në vend me 63 raste të reja, numri i personave me Covid-19 ka arritur në 524.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...

“Mos e prek kalin”, si nisi sherri që përfundoi në vrasje në Berat

Një konflikt për një kalë përfundoi tragjikisht me vrasjen...

Thinjat, mbrojtje antitumorale

Një studim i fundit i një grupi shkencëtarësh japonezë...