Rama-pensionistëve nga Kuvendi: 100 mln Euro për bonusin tuaj të fundvitit!

Më datë:

Kryeministri Edi Rama sot në Kuvend ka lajmëruar që në krye të herës se sa do jetë bonusi i fundvitit për pensionistët.

Sipas tij, për të gjithë ata që e kanë pensionin deri në 200 Euro, do të ketë rritje të bonusit me 150 Euro.

Ndërsa për pjesën tjetër që e kanë më të lartë se aq, do të dyfishohet bonusi në krahasim me vitet e shkuara.

Në hyrje të kësaj fjale për projekt-buxhetin 2025, dua t’ju përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej 100 mln eurosh për bonusin e tyre të fundvitit.

Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë ata që kanë një pension deri në 200 Euro, do të marrin trefishin e bonusit të deri djeshëm.

Përmes një bonusi të ri prej 150 Eurosh! Ndërsa, pensionistë që e kanë më të madh se 200 Euro do të marrin dyfishin e viteve të mëparshme përmes një bonusi në masën 100 Euro.

Ky dallim mes të parëve e të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që  kanë pension më të ulët”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...

Pulë me Kërpudha

Nëse po kërkoni një recete plot krem dhe shije...