12.5 C
Tirana

Jakaj: Ambasadat dhe konsullatat po përfshihen në fushatë në diasporë

Më datë:

Sekretari për Diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj tha sot gjatë një konference për shtyp nga selia e PL-së se ambasadat dhe konsullatat janë përfshirë në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me statusin e Shërbimit Diplomatik në fushatën e Partisë Socialiste.

“Ne kemi parë në takimet që ka organizuar kryeministri i vendit në SHBA, në Itali dhe në Greqi përfshirjen e Trupës Diplomatike në fushatën politike. Ambasada e Shqipërisë në Greqi, ka marrë një tur takimesh nën mantelin e “Javëve Kulturore” në bashkëpunim me drejtuesit politikë  të PS, si Qarku i Gjirokastrës, i Korçës dhe kështu me radhë. Janë përfshirë në fushatë politike në mënyrë anti-ligjore i gjithë shërbimi Diplomatik. Në emër të Parisë së Lirisë, i bëj thirrje Ministrit për Europën të heqi dorë nga kjo fushatë e paligjshme politike, të përfshirjes së  Trupës Diplomatike në fushatën e Partisë Socialiste. Duhet të kuptojë që shërbimi Diplomatik është i depolitizuar dhe nuk mund të bëhet pjesë e një partie politike në fushatë antiligjore për zgjedhjet e ardhshme”, tha Jakaj.

Sipas Jakës, Shërbimi Diplomatik i përket vendit dhe jo një partie, ndaj nuk duhet shkelur statusi i këtij shërbimi.

“Përfshirja në këtë lloj fushate me të gjithë drejtuesit e PS në të gjithë shërbimin Diplomatik, po shkel rregullat e garës elektorale në mënyrë totalisht të paligjshme. Prandaj, populli shqiptar, i Shqipërisë dhe i Diasporës, do të bashkohet më shumë se kurrë për t’i dhënë përgjigjen e duhur narkoqeverisë dhe narkoshtetit që po përdor të gjitha strukturat dhe po përdor të gjitha shërbimet në mënyrë të paligjshme për fushatën zgjedhore që e kemi përpara”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...