Komisioni Hetimor për Shëndetësinë thërret për të dëshmuar kryeministrin Rama

Më datë:

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që këtë të mërkurë të dëshmojë Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbimeve duke mbështetur e promovusar publikisht këto konçensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë.

Në dokumentin e publikuar kërkohet thirrja si dëshmitare po këtë të mërkurë edhe e zonjës Vilma Nushi në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarise hetimore të këtij Komisioni. Deputetët e opozitës kërkojnë paraqitjen e znj. Vilma Nushi e cila është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 mln Eurove nga dividenti.

Për anëtarët e opozitës refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë z. Edi Rama dhe zonjën Vilma Nushi, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.

“Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë”, thuhet në dokumentet e publikuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarja ndaj Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, kontrolle në banesa por autorët nuk gjenden

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben...

PEKIN – Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

Kina ka kritikuar projektligjin e Bashkimit Evropian që synon...

Meta nga salla e gjyqit: Akuza për gënjeshtra dhe kallëzues të rremë

Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit...

Braho: SPAK ka rritur ndjeshëm efektivitetin në hetime gjatë 2025

Kryetari i SPAK, Klodian Braho po raporton sot numrat...