Noka: Qeveria po vjedh duke hapur tender për të hetuar abuzimet me fondet e BE-së

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza ndaj qeverisë, që po vjedh duke hapur tender për të hetuar abuzimet me fondet e BE-së për Shqipërinë.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të së enjtes, në Kuvend, ku po diskutohej pr/ligji për protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i nënshkruar në Nju Jork më 10 dhjetor 2008”, Noka tha se, kjo procedurë tenderimi ndodh vetëm në regjimin e narkoshtetit shqiptar.

“Pas abuzimit 33 milionë euro, nuk u ngopën, shtojnë edhe 317 mijë të tjera. Për çfarë duhet kjo? Për të prodhuar letra pa vlerë? Për t’u thënë shqiptarëve që Frida nuk ishte fajtore që vodhi, por ishte faji i procedurave dhe sistemit. Ajo që ka kërkuar BE për të zhbllokuar 120 milionë euro që janë ngrirë për shkak të hajdutërisë që Fridës me shoqe, është që të hetohet nga drejtësia dhe përgjegjësi të shkojë para ligjit. Ndryshe, fondet 120 milionë euro janë të bllokuara”, tha Noka.

“Reagim serioz për një qeveri do ishte që Krifca të shkonte përpara drejtësisë me gjithë rrjetin e sekserëve që kishte ngritur për të vjedhur paratë e fermerëve shqiptarë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që pas një skandali të tillë, kur reagon BE dhe heton, një Fridë të mos ishte para drejtësisë, por të fshihet në skutat e kryeministrisë”, u shpreh Noka.

“Fermerët duhet ta dinë mirë këtë dhe të mos e harrojnë se pa këtë vjedhje do ishin ndryshe, do kishin më shumë fitim, punë dhe mirëqenie”, deklaroi Noka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...