4.5 C
Tirana

Kavajë, Gonzato: E ardhmja e Shqipërisë si një destinacion turistik, të ndërtohet mbi vlerësimin e trashëgimisë lokale

Më datë:

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato vizitoi të mërkurën qytetin e Kavajës.

Gonzato pati një takim me kryebashkiakun Fisnik Qosja për të diskutuar planet e qytetit në fuqizimin e turizmit, trashëgimisë dhe bujqësisë.

“Gëzohem që dëgjova nga Kryetari i Bashkisë se këta sektorë të rëndësishëm po trajtohen si shtysa të zhvillimit ekonomik”, theksoi Gonzato në një reagim në rrjetet sociale.

“Ramë dakord që e ardhmja e Shqipërisë si një destinacion turistik duhet të ndërtohet mbi vlerësimin e trashëgimisë lokale, respektimin e mjedisit dhe ruajtjen e burimeve të shumëllojshme natyrore të Shqipërisë”, theksoi Gonzato.

“Teksa anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian po bëhet realitet me negociatat në zhvillim e sipër, gjeta rastin ta falënderoj kryebashkiakun edhe për rolin e tij në bashkimin e shoqatave të qeverisjes vendore në Shqipëri në funksion të bashkëpunimit të tyre me kryetarët e bashkive në BE”, nënvizoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...