15.5 C
Tirana

 Polica jep detaje nga plagosja e djeshme në Gjirokastër: Arrestuam autorin.

Më datë:

Policia ka dhënë detaje sa i përket plagosjes së djeshme në Gjirokastër.

Blutë njoftojnë se 29-vjeccari, i cili plagosi me armë të ftohtë të tipit thikë, një 21-vjeçar është vënë në pranga.


Sa i përket gjendjes së të plagosurit, ajo paraqitet e rëndë, ndërsa i riu po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit”, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin L. Dh., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...