Peshëngritësi Ertjan Kofsha fiton medalje ari në shkëputje dhe shpallet nënkampion i Evropës

Më datë:

Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha fitoi medalje ari në shkëputje dhe u shpall nënkampion i Evropës në kampionatin U20-U23 që po zhvillohet në Raszyn të Polonisë.

Peshëngritësi shqiptar që garon në peshën deri 96 kg e nisi shkëlqyeshëm garimin e tij, duke zënë vendin e parë në shkëputje me 162 kg dhe duke marrë medalje ari.

Në shtytje Kofsha u ndal në peshën 192 kg, që i dha mundësinë të renditet i dyti dhe të siguronte medaljen e argjendtë.

Në përfundim të dygarëshit Ertjan Kofsha grumbulloi në total 354 kg, duke u shpallur nënkampion i Evropës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SHBA – Ushtria vret tre persona në sulmin ndaj një anijeje të dyshuar për kontrabandë droge

Ushtria amerikane kreu një tjetër sulm ndaj një anijeje...

I dënuar për vrasje në Vlorë, arrestohet 29-vjeçari në Belgjikë

 Një 29-vjeçar i dënuar nga Gjykata e Vlorës për...

Dërgohen në gjyq 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për ndërtim të paligjshëm

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet ndaj katër ish-zyrtarëve...

Zbardhen detaje të reja për masakrën në shkollën turke me 9 të vrarë

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me...