Tubimi i opozitës në Lezhë, procedohen 14 protestues dhe zv.kryetari i PD, Luçiano Boçi

Më datë:

Pas protestës të opozitës, Policia e Shtetit ka nisur procedimet në pikat ku u zhvillua akti i mosbindjes civile.

Policia vendore e Lezhës mësohet se ka proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas mes të cilëve edhe drejtuesin politik të qarkut Shkodër dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i PD Luçiano Boçi.

Pjesa tjetër janë protestues të thjeshtë. 14 shtetasit e proceduar bashkë me Boçin dyshohen për veprat penale “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “mosbindje ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “ndotja e ajrit”.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 5 automjete të cilat dyshohet se kanë shkelur ligjin. Këta të proceduar janë për protestën që zhvilluan tek rrethrrotullimi i Milotit.

Aty u bashkuan protestues dhe struktura të PD nga Shkodra, Lezha dhe Kukësi duke bllokuar për tre orë me radhë rrugën kryesore Shkodër-Tiranë në dy anët e saj.

Në kahun tjetër të rrugës në Milot protestuan Tropoja, Laçi dhe disa degë të tjera të PD të zonës së veriut.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Korça ka dështuar me shërbimet”, Maliqi kundërshton bashkimin me Bashkinë Korçë

Banorët e Maliqit kanë protestuar për herë të dytë...

“Radha e Ramës”, Shehaj për arrestimin e Agasit: E kishte krah të djathtë dhe e mbrojti

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar lidhur...

Nuk e patë eklipsin? Ja pse i vitit 2027 është “ai që nuk duhet humbur”

Një nga eklipset diellore më spektakolare të dekadës do...

Supë me thjerrëza të kuqe

Kjo është një nga supat më të përdorura në...