Balliu akuza për inceneratorin e Tiranës: Bashkohuni me aksionin e opozitës

Më datë:

Klevis Balliu, koordinator Rajonal i Partisë Demokratike për Tiranën, në një deklaratë për mediet sot u shpreh se inceneratori i Tiranës nuk djeg mbeturina dhe sipas tij, 13 milionë euro të tjera të taksave të qytetarëve shqiptarë do të “zhduken” deri vitin e ardhshëm.

“Në projekt buxhetin e 2025 planifikohet një rritje me 1.4% të financimeve të këtyre kontratave korruptive. Projektbuxheti i vitit 2025 nuk bëhet për shqiptarët, por për hajdutët strategjikë dhe për vjedhësit sistematikë të arkës së shtetit dhe zgjedhjeve”, tha Balliu.

“Me paratë që ju vjedhin, paguajnë mediet e kapura, të njohura si mediet e inceneratorëve për të sulmuar zërat denoncues, qofshin këta gazetarë apo politikanë të opozitës. Këta nuk janë qeveritarë, por pushtues dhe si të tillë duhen trajtuar. Duhen rrëzuar para se të jetë vonë. Duhet qeveri teknike asnjanëse, që garanton zgjedhje të lira. Duhet Komision parlamentar i së Vërtetës, që identifikon lidhjet e pushtetit me krimin dhe i zhbën ato përmes një procesi publik. Duhet shtet i së drejtës për të gjithë qytetarët.”, shtoi ai.

Balliu e mbylli fjalën e tij me një ftesë për qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar nesër para bashkisë së Tiranës.

“Ftojmë të gjithë shqiptarët, qytetarët e Tiranës, t’i bashkohen revoltës popullore, e cila po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Nesër në ora 11:00 vazhdon rezistenca qytetare tek bashkia e Tiranës, aty ku gatuhet çdo ditë vjedhja e qytetit dhe qytetarëve të Tiranës”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga qelia, Veliaj shkarkon Ristanin/ Akuzon për moszbatim të urdhrave të tij

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga burgu ku ndodhet...

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur për...

Tentoi të pengonte arrestimin e të vëllait/ 41-vjeçari kërcënon me armë efektivët në Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVP Elbasan, në...

Eksploziv i lidhur me celular/ RENEA çaktivizon lëndën plasëse në Lagjen Nr. 3 të Durrësit

Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses...