Shiste ilaçe kontrabandë nga Greqia, arrestohet 39-vjeçari në Bilisht

Më datë:

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi shiste ilaçe të kontrabanduara nga Greqia në farmacinë e tij në Bilisht.

Policia bën të ditur se 39-vjeçari, B.M, u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Relations”, si dhe u proceduan në gjendje të lirë bashkëshortja dhe vjehrri i tij, shtetasit R. Z., 36 vjeçe dhe N. Z., 64 vjeç, të tre banues në Bilisht.

Nga hetimet e deritanishme, njofton Policia, dyshohet se shtetasi B. M. kontrabandonte ilaçe nga Greqia, për t’i shitur në biznesin e familjes, farmacinë ku punonte bashkëshortja e tij.

“Nga kontrollet në banesën e shtetasit N. Z., përveç 1637 kutive me ilaçe, pa pullë fiskale, u gjetën dhe 83 steka me paketa me cigare, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse dhe ato nuk ishin të pajisura me pullë fiskale”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...