Në kërkim nga Interpol, arrestohet shtetasi gjerman me pasaportë false në Portin e Durrësit

Më datë:

Një shtetas gjerman me pasaportë false është arrestuar nga policia kufitare në Portin e Durrësit, pasi po tentonte të dilte nga Shqipëria.

41-vjeçari M.W banues në Gjermani, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, 41-vjeçari u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata lokale e Lorrach, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Pasaporta që paraqiti ky shtetas, bën të ditur Policia, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pasaportë me gjeneralitetet e tij, e dyshuar e falsifikuar, të cilën e kishte me vete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...