13.5 C
Tirana

Legjionarët, Asani dhe Shpendi shënojnë dopietë, Manaj gjen sërish rrugën e rrjetës

Më datë:

 Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër javë pozitive në arenën ndërkombëtare, duke regjistruar paraqitje të mira me klubet e tyre.

Jasir Asani shkëlqeu sërish në Champions-in e Azisë me klubin e Gwangju. Në takimin ndaj Johor DT, sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të shpejtë që në fillimin e takimit, ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren e Gwangju 3-1. Gjithashtu, Asani ishte titullar edhe në takimin e fundjavës ndaj Incheon.

Rey Manaj po kalon një moment shumë të mirë me skuadrën e Sivasspor. Pas rikthimit nga dëmtimi, sulmuesi kuqezi po shkëlqen me gola dhe këtë fundjavë e gjeti sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Adana Demirspor. Sivasspor triumfoi në transfertë 4-2 dhe Manaj realizoi golin e tretë të ndeshjes që i dha avantazhin skuadrës së tij. Ky ishte goli i katërt i Manajt për këtë sezon në kampionatin turk.

Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi, shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Brescia në Serinë B italiane. Futbollisti kuqezi vulosi fitoren e Cesena-s me dy golat e tij. Shpendi zhbllokoi takimin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 15-të dhe gjeti rrugën e rrjetës sërish nga 11 metrat, në minutën e 53-të. Pas përfundimit të ndeshjes Shpendi u shpall lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.7 nga sajti i specializuar për statistika “Sofascore”.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan Balliu, Adrion Pajaziti dhe Qazim Laçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...