7.5 C
Tirana

SHBA tejkalon Kinën dhe Italinë me numër të rasteve me COVID-19

Më datë:

Me gjithsej 82.179 të infektuar, SHBA ka tejkaluar Kinën dhe Italinë për t’u bërë vendi me më së shumti raste të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, numri i të infektuarve në SHBA është rritur për 12.982 në gjashtë orët e fundit dhe ka shkuar në 82.179, ndërsa ai i të vdekurve në 1.177 me 131 viktima të reja.

Dje numri i rasteve me COVID-19 në SHBA ishte 55.238, ndërsa ai i viktimave 802.

Aktualisht, Kina radhitet e dyta në botë në listën e rasteve, me gjithsej 81.285, dhe Italia e treta me 80.589 raste.

Shteti i New Yorkut mbetet rajoni më i prekur nga virusi në SHBA, me 37.738 raste dhe 385 viktima, ndërsa pas tij vijojnë New Jersey me 6.876 dhe California me 3.829 raste.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Alarm në Bashaj dhe Matogjin të Vlorës: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

Situata në fshatrat Bashaj dhe Matogjin po përkeqësohet orë...

Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

Tashmë qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në...

Berisha: Populli iranian drejt fitores mbi diktaturën teokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

Kosova optimiste për play-offin e Botërorit 2026, vlerësohet trajneri Foda

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vlerësohet pozitivisht për...