10.5 C
Tirana

Osmani: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Më datë:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Kosova mbetet e angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Askush nuk është mbi Kushtetutën”, tha Osmani gjatë fjalimit të saj në konferencën ndërkombëtare me temën: “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”, të organizuar të enjten në Prishtinë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ajo theksoi se një forum i tillë kontribuon në thellimin e bashkëpunimit të gjykatave drejtë standardeve më të larta në respektim të Kushtetutës.

Sipas presidentes, Kosova përgjatë 16 vjetëve si shtet i pavarur ka dhënë një shembull “jashtëzakonisht të mirë të sundimit të ligjit”.

Ajo theksoi se institucionet e Kosovës kanë treguar kulturë të lartë institucionale në respektimin e vendimeve kushtetuese sipas saj edhe në rastet kur nuk iu kanë pëlqyer.

Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Turqisë dhe Shqipërisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.

Në hapje të këtij takimi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani u shpreh se për këtë institucion është esenciale anëtarësimi i barabartë në Asociacionin Frankofon të Gjykatave Kushtetuese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lirohen 4 protestuesit/Noka: Jo ata, por Rama është destabilizuesi i vetëm i Shqipërisë!

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar katër protestuesit...

Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin...

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar...

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD! Lirohen 4 protestuesit, gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës...