15.5 C
Tirana

Sherr masiv në Prishtinë, plagosen katër persona, 13 përfundojnë në pranga!

Më datë:

Një person është plagosur me armë zjarri dhe tre të tjerë janë plagosur me mjetet e forta.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 01:20 të mëngjesit, në rrugën “Lidhja e Pejës”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë.


Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta”, ka thënë Ahmeti.

Ajo po ashtu theksoi se janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë ndër të tjera Ahmeti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...