16.5 C
Tirana

Gjermani, shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 mbetet e ulët

Më datë:

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të ri në Gjermani ka tejkaluar shifrën 39.500 ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 222, (AA).

Faqja e internetit Coronavirus-Monitor me seli në Berlin, e cila përpilon numrat e azhuruara nga burimet shëndetësore lokale, ka raportuar sot për 16 raste të reja të vdekjeve.

Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 39.502, me një rritje prej 6.511 nga e marta.

Gjermania është shteti i tretë më i prekur nga koronavirusi në Evropë, por numri i vdekjeve mbetet shumë më i ulët në krahasim me Italinë dhe Spanjën.

– Shumica e të infektuarve nuk janë në grupin e rrezikut

Sipas një studimi të fundit nga Instituti Robert Koch, shumica e të infektuarve në Gjermani janë njerëz të moshuar dhe të moshës së mesme.

Agjencia gjermane për kontrollin e sëmundjeve dje njoftoi se rreth 77 për qind të rasteve janë të moshës mes 15-59 vjeç.

Pothuajse 19 për qind e të infektuarve janë në mesin e grupit me rrezikshmëri të lartë, të atyre të moshës 65 vjeç e më shumë.

– Janë kryer mbi 410.000 teste

Gjermania po ndjek një strategji të testimit të gjerë për të zbuluar të infektuarit dhe për t’i izoluar ata, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Deri më tani, më shumë se 410.000 teste të koronavirusit janë kryer në mbarë vendin, përfshirë edhe ata që shfaqin simptoma të buta.

Lloji i ri i koronavirusit, i cili për herë të parë shpërtheu dhjetorin e kaluar në qytetin kinez Wuhan është përhapur në më shumë se 170 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetetësisë shpërthimin e koronavirusit e ka shpallur pandemi globale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...