Tre deputetë italianë vizitojnë kampin e Gjadrit

Më datë:

Opozita italiane zhvendos bejeten politike në Gjadër, me shpresën se do të gjenin diçka që marrëveshja nuk funksionoi në terren.

“Ne nuk jemi këtu për të parë apo verifikuar kushtet sepse duke qënë e re është edhe e pastruar, por për të mësuar rreth procedurave që janë ndjekur.”

Duke mos gjetur asnjë mangësi në marrëveshjen mes dy qeverive, opozita italiane “fajësoi” anijen me të cilën u transportuan emigrantet.

“Si  mundet të përdoret një anije e marinës italiane që nuk është për një ndërhyrje të tillë. Dje u kthyen pas 4 persona, 2 të mitur dhe 2 të sëmurë që do të thotë se ky identifikim në anije ishte i pamundur të kryhej.”

“Ne e kemi kontestuar kryerjen e këtyre verifikimeve në mes të detit. Përmes protestave tona kemi siguruar që këtu nuk mund të vinë fëmijë dhe gra.”

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe italiane ka realizuar premtimin e parë elektoral të Giorgia Melonit, kur ajo fitoi zgjedhjet. Për opozitën e qendrës së majtë, kjo është vrastare, pasi ka konsoliduar në sondazhe pozitat e Fratelli d’Italia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...