Protesta e opozitës, Meta: Akt i rëndë kërcënimi me armë i deputetëve

Më datë:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për përplasjen ndërmjet deputetëve të opozitës dhe forcave të policisë ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit.

Kreu i PL-së thotë se dënon me “ashpërsinë më të madhe kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen me jetë të deputetëve të opozitës, në ambientet e Kuvendit, nga Narkopolicia”.

Meta e përmbyll reagimin e tij, duke theksuar se “përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës, e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje!”

Gjatë ditës së sotme opozita u përplas me Gardën e Republikës dhe Policinë në oborrin e Kuvendit. PD akuzon akuzon policinë se ka nxjerr armën, teksa Policia e Shtetit përgënjeshtroi këtë pretendim, duke publikuar edhe një video. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në...

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...