Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar legjislacionin për largimin e më shumë migrantëve pa të drejtë qëndrimi nga Bashkimi Evropian.
“Politika e migracionit të BE-së mund të jetë e qëndrueshme vetëm nëse ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në BE kthehen efektivisht”, shkroi Von der Leyen në një letër dërguar vendeve anëtare.
“Megjithatë, vetëm rreth 20% e shtetasve të vendeve të treta të urdhëruara për t’u larguar janë kthyer në të vërtetë”, shtoi ajo.
“Ligji i ri do të përcaktojë detyrimet e të kthyerve dhe do të thjeshtojë procesin e kthimit”, shkroi Von der Leyen.
Hartimi i propozimit do të jetë prioritet për komisionerin e ri të Migracionit, i cili pritet të marrë detyrën në fund të vitit.
Në letrën, dërguar përpara një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel që fillon të enjten, Von der Leyen ngriti gjithashtu shqetësime për njerëzit që janë zhvendosur nga konflikti në Lindjen e Mesme.
“Më shumë se 1 milion njerëz janë zhvendosur në javët e fundit – me një potencial të qartë për zhvendosje të mëtejshme ndërkombëtare”, shkroi ajo, duke u kërkuar udhëheqësve të BE-së të punojnë në planifikimin e emergjencës.
Migrimi ka të ngjarë të dominojë samitin e ardhshëm të BE-së pasi Polonia njoftoi së fundmi planet për të pezulluar përkohësisht të drejtën për azil.
Varshava akuzon presidentin rus Vladimir Putin dhe liderin bjellorus Alexander Lukashenko se po nxisin migrantët drejt kufirit polak me qëllim që të destabilizojnë BE-në 27-anëtare dhe të minojnë sigurinë.
“Ne kemi nevojë për një përgjigje të qartë dhe të vendosur evropiane për t’iu kundërvënë këtyre aktiviteteve, duke mos lejuar Rusinë dhe Bjellorusinë të përdorin vlerat tona kundër nesh”, i shkroi Von der Leyen liderëve të BE-së.
Presidentja e Komisionit Evropian gjithashtu kritikoi në mënyrë indirekte kontrollet kufitare brenda zonës së udhëtimit pa viza të bllokut, zona Shengen, e kryer aktualisht nga Gjermania.
“Rivendosja e kontrolleve kufitare duhet të jetë një masë e fundit”


