Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët është e zbatueshme edhe me shtetet e tjera jashtë BE-së, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë një seance në Senatin italian, në kuadër të Këshillit Evropian.
“Ne morëm kohë shtesë për të bërë gjithçka sa më mirë të mundeshim”, theksoi ajo.
“Italia ka dhënë një shembull të mirë me nënshkrimin e Marrëveshjes Itali-Shqipëri për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe evropian”, tha Meloni.
”Dy strukturat e parashikuara nga marrëveshja, në Shëngjin dhe Gjadër, tani janë gati dhe funksionale. Ne morëm pak kohë për t’u siguruar që gjithçka të ishte bërë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet e kësaj pune”, shtoi ajo.
Meloni falënderoi “në veçanti ministrat Crosetto, Piantedosi dhe Nordio, nënsekretarin Mantovano dhe ambasadën italiane në Shqipëri, të cilët ndjekur hap pas hapi zbatimin e marrëveshjes”.
”Është një rrugë e re, e guximshme, e paprecedentë, por që pasqyron në mënyrë perfekte frymën evropiane dhe që ka të gjitha kredencialet për t’u ndjekur edhe me vendet e tjera jashtë BE-së”, theksoi ajo.
”Falënderoj kryeministrin Rama dhe të gjithë qeverinë e tij që ka besuar, bashkë me ne, në mirësinë dhe efektivitetin e kësaj nisme”, përfundoi Meloni.


