Rama në Berlin, nënshkruan deklaratat për tregun e përbashkët dhe arsimin e lartë në rajon

Më datë:

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit 2024, Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Gjermani deklaratat për Tregun e Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe për pranim e studim në Arsimin e Lartë.

Deklaratat e nënshkruara sot në Berlin synojnë krijimin e një plani të ri veprimi për një treg të përbashkët rajonal dhe rritjen e aksesit në institucionet e arsimit të lartë në rajon.

Rama po merr pjesë në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit 2024, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Samitit i Procesit të Berlinit 2024 mblodhi në Berlin krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian të përfshira në proces.

E pranishme në këtë takim ishte edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mori pjesë në samit në emër të BE-së.

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe qëllimi kryesor i formatit që në fillim ka qenë t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me BE-në – në mënyrë që të përmbushin rekomandimet e bëra në BE në Selanik në 2003, kur këtyre vendeve iu premtua anëtarësimi në BE.

Tirana mikpriti një vit më parë (16 tetor 2023) Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit 2023, i cili u mbajt për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...