19.5 C
Tirana

Samiti i Procesit të Berlinit 2024, Rama ndan foton familjare

Më datë:

Samitit i Procesit të Berlinit 2024 mblodhi sot në Berlin krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian të përfshira në proces.

E pranishme në këtë takim ishte edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mori pjesë në samit në emër të BE-së.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje gjatë realizimit të fotos familjare të këtij samiti, ndërsa shihet duke biseduar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Samiti do të fokusohet në bashkëpunimin rajonal, tregun e përbashkët rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në takim pritet po ashtu të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për një plan të ri veprimi për një treg të përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për rritjen e aksesit në institucionet e arsimit të lartë në rajon.

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe qëllimi kryesor i formatit që në fillim ka qenë t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me BE-në – në mënyrë që të përmbushin rekomandimet e bëra në BE në Selanik në 2003, kur këtyre vendeve iu premtua anëtarësimi në BE.

Tirana mikpriti një vit më parë (16 tetor 2023) Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit 2023, i cili u mbajt për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Blushi: Lejoni debatin, mos kini frikë nga transparenca

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë e Lirisë Tedi...

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg autorin e dyshuar

Gjykata e Apelit la në fuqi masën “Arrest me...

Ibrahimaj: Pagat janë rritur më shumë se çmimet, do rriten akoma

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në kuadër...

Fillon periudha për votimin nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka...