17.5 C
Tirana

Vrasja e Egli Progës, gjykata çon në burg 3 persona të tjerë

Më datë:

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 persona, lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 42 vjeçari Egli Proga.

Mësohet se Voltan Shkullaku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Por sipas njoftimit zyrtar të policisë, ata nuk kanë kallëzuar krimin.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasve: V. Sh., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, banues në Pogradec.  Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën  shtetasi E. P., 42 vjeç. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës”, njoftojnë blutë.

Kujtojmë se Proga u vra më 10 Gusht 2024 jashtë lokalit të tij në Pogradec.

Si autor i vrasjes është arrestuar 29-vjeçari Denis Meçi një ditë pas ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Berisha akuzon qeverinë për keqmenaxhim dhe pasurim të paligjshëm: ‘Kanë shkaktuar varfëri në vend’”

https://www.youtube.com/live/-fzfpb11UQM?si=48MpJlnyBf1yi7cB Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i...

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...