21.5 C
Tirana

Balluku: Dorëzuam 44.5 km rrugë të reja në 2024-ën

Më datë:

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur sot se gjatë këtij viti janë dorëzuar  44.5 km rrugë të reja, që janë autostrada të kategorisë A.

Në konferencën e zhvilluar në përmbylljen e sezonit turistik veror, Balluku theksoi se këtë vit u hap rruga Thumanë-Kashar për përdorimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve.

“Nga mbrëmja e 28 qershorit deri në 30 shtator, në aksin Thumanë-Kashar kanë kaluar 2 milionë e 700 mijë automjete, shifër rekord edhe për autostradat e tjera të rajonit”, tha ajo.

Ndërkohë Balluku theksoi se nga tuneli i Llogorasë i cili u hap në 5 korrik, kanë kaluar deri në 30 shtator 715 198 automjete.

“Këto shifra janë përgjigjja e vetme për të gjithë ata që vazhdojnë baltosin një vend që po lulëzon në rang botëror për sa i përket industrisë së turizmit dhe që ka vëmendjen e plotë të të gjitha medieve ndërkombëtare”, tha Balluku.

Po ashtu, Balluku theksoi se janë bërë të disponueshme një sërë aksesh turistike si ai  Palasë-Dhërmi apo Orikum-Dukat.

“Do të vazhdojmë edhe me lidhjen e Orikum-Dukat me tunelin e Llogorasë, apo vazhdimi i rrugës së Jugut, që e kemi premtuar”, tha ajo.

Balluku theksoi po ashtu se ka ende shumë punë përpara si hapja e garës ndërkombëtare për një tjetër segment të Korridorit Blu, atë Milot-Balldren, një segment shumë i pritur nga gjithë pjesa e veriut të vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...