Emine Erdogan takohet me Linda Ramën

Më datë:

Zonja e parë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan është takuar sot me bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama në Tiranë.

Gjatë takimit, Linda Rama e falënderoi Emine Erdoganpër ftesën e saj në ekspozitën dhe shfaqjen e modës “Thesaret e nusërisë: Një udhëtim në pajat Osmane dhe të Anadollit”.

Në këtë takim u diskutua për vlerat e përbashkëta kulturore mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Emine Erdoğan tha pas takimit: Në kuadër të vizitës sonë zyrtare, u takuam në Tiranë me Linda Ramën, bashkëshorten e çmuar të Kryeministrit të Shqipërisë.

Diskutuam për çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike dhe kulturore të dy vendeve.

Ndajmë besimin se marrëdhëniet mes vendeve tona do të thellohen më tej përmes vizitave të ndërsjella”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...