Autorja koreano-jugore Han Kang fiton Çmimin Nobel në Letërsi 2024

Më datë:

Autorja koreano-jugore Han Kang është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2024, njoftoi sot Akademia Suedeze në Stokholm.

Akademia vlerësoi prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore.

53-vjeçarja ka lindur në Gwangju, Koreja e Jugut dhe jeton në Seul.

Ajo fitoi çmimin prestigjioz “Man Booker International” në vitin 2016 për romanin e saj “The Vegetarian”, në të cilin flitej për një grua që vendos të mos hajë mish dhe pasojat personale që ky vendim ka në jetën e saj.

Çmimi Nobel në Letërsi ka një vlerë prej 1,06 milionë dollarë.

Fituesi i vitit të kaluar ishte romancieri dhe dramaturgu norvegjez Jon Fosse. Në vitin 2022, autorja franceze Annie Ernaux fitoi çmimin për veprën e saj kryesisht autobiografike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi

Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi u nda sot nga...

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...