Erdogan mbërrin në Tiranë, pritet në Rinas nga Balluku dhe Hasani

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Shqipëri, ndërsa u prit në aeroportin e Rinasit nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Delegacioni shqiptar i uroi mirëseardhjen Presidentit Erdogan.

Më pas Presidenti Erdogan dhe delegacioni shoqërues janë nisur për në Tiranë ku do të nisë vizitën me takimin në Presidencë me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Më pas Presidenti Erdogan, do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.

Pas konferencës për mediet me Ramën, në orët e pasdites Erdogan do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Drejtoria e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara ku do të ketë edhe bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës në Tiranë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...