Peleshi: Opozita tejkaloi çdo kufi, cenim fizik ndaj deputetes Ekonomi

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi reagoi sot, pas cenimit fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa.

Deputetët e opozitës nuk lejuan Ekonomin të marrë pjesë në punimet e komisionit hetimor për Shëndetësinë.

“Pas përpjekjeve të dhunshme të PD-së për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa”, u shpreh Peleshi.

Opozita, sipas tij, po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend.

“Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme”, shtoi Peleshi.

Peleshi i bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut.

“Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë”, theksoi ai.

Deputetët e opozitës janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të akteve të dhunës në seancë plenare dhe nuk janë lejuar të hyjnë në komisionin hetimor. Kryetarja e këtij komisioni hetimor për Shëndetësinë hyri në mbledhje ku pati debate të ashpra me nënkryetarin e komisionit, Plarent Ndreca.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...