14.5 C
Tirana

Ligji për Veterinarinë, Jaupllari: Ridimensionim tërësor i shërbimit

Më datë:

Në drejtimin e zëvendëskryetares Etilda Gjonaj, komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë’.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Arjan Jaupllari, u shpreh se ndryshimet e rëndësishme në ligjin për Shërbimin Veterinar synojnë përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve mjekësore veterinare, rritjen e përgjegjësisë dhe efikasitetit të autoriteteve veterinare dhe harmonizimin me standardet e BE-së.

“Synojmë një ridimensionim tërësor të shërbimit veterinar në Shqipëri. Këto janë procese që ne po i ndërmarrim në mënyrë që hap pas hapi të shkojmë drejt standardizimit të sigurisë ushqimore në Shqipëri me atë europiane”, tha ai.

Ndryshimet ligjore garantojnë gjurmueshmërinë në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe këto risi ligjore reflektojnë 15 propozime të grupeve të interesit dhe aktorëve të fushës që iu përgjigjen nevojave aktuale që paraqet sektori.

Gjithashtu, kuadri i përmirësuar ligjor i mundëson prodhuesve të rrisin prodhimin ndërsa do të lehtësohen dhe barrierat administrative për regjistrimin e barnave veterinare të importit.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj Nen për Nen dhe në tërësi, sipas ndryshimeve të dakordësuara gjatë diskutimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...