“Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pezullohen dy policë

Më datë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës të Policisë në Fier, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas njoftimit për media, “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””.

“Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Masa e sigurimit personal caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57 vjeç, me detyrë ndihmësspecialist i policimit në komunitet, në Komisariatin e Policisë Berat, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës””, njofton AMP.

AMP sqaron se nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në njësinë administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...