Bashkëpunim me Italinë për ndalimin e trafikut të paligjshëm të mallrave

Më datë:

Një delegacion shqiptar i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave zhvilloi një vizitë studimore në portin e Gioia Tauro, në Itali.

Vizita studimore u fokusua në paraqitjen e funksionimit dhe organizimit të Portit të Gioia Tauro, inspektime fizike në terren për mallrat që kalojnë tranzit në porte të ndryshme, si dhe në njohjen me kuadrin ligjor dhe procedurat për të luftuar trafikun e paligjshëm dhe narkotikët.

Shqipëria dhe Italia firmosën në prill të këtij viti një memorandum që parashikon intensifikimin e bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Shqiptare, Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM) dhe Guardia di Finanza, ashtu sikurse dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në kuadër të përafrimit të procedurave dhe legjislacionit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...