10.5 C
Tirana

Avokatët e Salianjit kërkojnë të shtyhet ekzekutimi i vendimit për dënimin me burg

Më datë:

Pa humbur kohë, ditën e djeshme ekipi ligjor i Ervin Salianjit ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës nëpërmjet të cilës kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 1 vit heqje lire për kallëzim të rremë.

Kërkesa argumenton se “ekzekutimi i vendimit duhet të shtyhet për shkak të pasojave shumë të rënda që sjell për deputetin siç është ndërprerja e mandatit aktual dhe pamundësia e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës”.

Ndërkohë që së bashku me këtë kërkesë, avokatët kanë përgatitur edhe shkresën për pezullim të vendimit në Gjykatën e Lartë, e cila do të dorëzohet së bashku me rekursin sapo të zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit.

Gjithashtu, mësohet se të hënën pritet kallëzim penal në SPAK ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. PD ka ngritur akuza në drejtim për 5 vepra penale në drejtim të Xhafajt dhe hetimi do të kërkohet mbi lidhjet e pretenduara me ndërtues të cilëve u ka dhënë prona shtetërore, falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.

Beteja ligjore e Ervin Salianji po zhvillohet në tre drejtime.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për kallëzim të rremë në rastin e dosjes “Babalja”. Audiopërgjimi i Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u rrëzua nga Prokuroria dhe u konsiderua provë e falsifikuar.

Prej pasdites së djeshme 27 shtator, Ervin Salianji po vuan në Burgun e Fierit dënimin me burg, ndëshkim të cilin ai e konsideron të motivuar politikisht dhe hakmarrje nga ana e mazhorancës për shkak të denoncimeve të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe ministrave.

Trupa e gjyqtarëve që dënoi Salianjin përbëhej nga Iliba Bezati, Elona Toro dhe Genti Shala. Në një reagim për mediat, Gjykata e Apelit njoftoi se vendimi ndaj deputetit demokrat u mor në mënyrë unanime.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...