Byrek me Mish Pule dhe Spinaq – Më e Veçanta e Tryezës

Më datë:

Tradita e gatimit të byrekut është e vjetër po aq sa historia.

Aroma e mirë e byrekut të sapodalë nga furra është pa dyshim nga kujtimet më të mira që vijnë nga shtëpia.

Me siguri keni provuar dhe e mbani mend byrekun me spinaq, djathë, presh apo kunguj nga duart e gjysheve dhe nënave.

Shijen e mrekullueshme të tij, në recetën e sotëme nga AgroWeb.org j’ua sjellim pak më ndryshe.

Byreku me spinaq është i famshëm për shijen e mirë, por bërë bashkë me mishin e butë të pulës merr vlera të shtuara.

Në recetën e sotëme mund të mësoni fare lehtë se si përgatitet, për të habitur me shijen e mirë të gjithë familjen.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përhatitjes hap pas hapi sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 1 pako me peta të gatëshme
  • 123 gr gjizë pa kripë
  • 100 gr djathë i bardhë dhie
  • 140 gr mish i bardhë pule
  • 60 gr spinaq
  • 50 ml vaj ulliri
  • 1 vezë
  • kripë
  • piper i zi
  • piper i kuq
  • rigon

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e byrekut AgroWeb.org ju këshillon të ndizni furrën në temperaturën 190 gradë.

Ndërkohë zieni me kujdes mishin e pules dhe zgjidhni mishin e bardhë apo të kofshëve.

Në një enë të madhe dhe hidhni spinaqin e pastruar dhe të grirë në fije të holla, bashkë me mishin e pulës të prerë në fije të holla po ashtu.

Shtoni gjizën, djathin e bardhë të thërrmuar imët, vezën, pak vaj ulliri, bashkë me të gjithë erëzat e kripën.

Përziejeni mirë të gjithë këta përbërës derisa të jetë formuar një masë e trrashë, gati për të mbushur byrekun tuaj.

Kini kujdes që mishi i pulës të jetë plotësisht i pastruar nga kockat dhe i ndarë në fije të imëta e të holla.

Më pas zgjidhni një tavë mesatare pjekje, lyejeni me pak vaj dhe shtroni dy petët e para dhe lyejeni secilën me vaj ose gjalpë.

Shtroni 2-3 petë të lyera me vaj sipër, ndërsa të fundit lereni pa lyer dhe hishni sipër përzierjen e spinaqit me pulën.

Hapeni mirë me lugë nëpër të gjithë petët duke lënë pak hapërsirë tek anët.

Shtroni sipër sërish 4-5 peta, duke i kthyer anët me kujdes për nga brenda tavës.

Kur byreku të ketë marrë formë dhe të jetë plotësisht i mbuluar lyejeni me pak vaj ulliri sipër dhe futeni në furrë.

Piqeni për 25-30 minuta në temperaturën 190 gradë C, derisa byreku të marrë ngjyrë të artë.

Më pas nxirreni nga furra, priteni dhe shërbejeni për të dashurit tuaj

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Situatë e tensionuar në protestë, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme...

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...