13.5 C
Tirana

Denoncimi për nëpunës të Kadastrës në Lezhë, ASHK: Janë shkarkuar menjëherë nga detyra

Më datë:

Agjencia Shtetërore e Kadastrës dënoi sot me forcë rastin e transmetuar dje në një emision investigativ, ku u denoncua fakti se disa qytetarë në Lezhë janë kërcënuar nga disa nëpunës të degës së Kadastrës në këtë qytet.

Sipas emisionit investigativ, kërcënimet kanë ardhur pas denoncimit në polici nga ana e qytetarëve, të regjistrimit të një prone.

“Institucioni ynë distancohet plotësisht nga veprimet e nëpunësve të përfshirë të cilët janë shkarkuar menjëherë nga detyra”, thuhet në njoftimin e ASHK-së.

ASHK inkurajon organet ligjzbatuese të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të ndjekin me përpikmëri procedurat ligjore për të zbardhur plotësisht çështjen, duke sjellë para drejtësisë çdo person të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

“ASHK mbetet e angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimeve, duke siguruar transparencë dhe integritet në shërbimet tona për qytetarët”, përfundon njoftimi për shtyp.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbi 14 orë seancë plenare, Kuvendi vijon punimet me raportimin e kreut të KLGJ-së

Kuvendi ka vijuar punimet e seancës plenare edhe pas...

Sekuestrohen pasuritë e spitalit privat në Tiranë, mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me kërkesë...

Rama për Thaçin: “Humbja e shinatave”, por trashëgimia e pavarësisë së Kosovës mbetet

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në...

Shtyhet gjyqi për dosjen “Veliaj”, përcaktohet afati i ri nga GJKKO

Seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, e cila pritej të...