Makina përplas mjetin bujqësor, humbin jetën burrë e grua. Plagoset vajza e tyre

Më datë:

Dy persona kanë humbur jetën në Berat si pasojë e një aksident në rrugë.

Policia njoftoi se një makinë u përplas me një mjet bujqësor, frezë dore. Në këtë të fundit ndodheshin tre persona. Burrë e grua, përkatësisht 81 dhe 77 vjeç dhe vajza e tyre, një 58-vjeçare.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit bujqësor, Ahmet Kafazi dhe bashkëshortja e tij Salushe Kafazi kanë humbur jetën. Vajza e tyre Feruze Braushi ka mbetur e lënduar dhe ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...