Erdogan-Rama: Zhvillojmë më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat

Më datë:

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim në New York, me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutoi mbi lidhjet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në Turkevi (Shtëpia Turke), qendra diplomatike turke në New York, në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA).

Sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve (AA), Presidenti Erdoğan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat.

Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.

Ai deklaroi se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...