Milo: Rritja e pensioneve do të duhej të ishte një politikë konstante

Më datë:

Sekretari për çështjet Ekonomike dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo deklaroi sot se, “rritja e pensioneve për 710 000 përfitues apo në rreth 30% e popullsisë do të duhej të ishte një politikë konstante dhe të bëhej çdo vit, dhe jo të propagandohet se do të zgjidhte brenda një muaji”.

Në një deklaratë për mediet, Milo u shpreh se, “qeverisja vazhdon premtimet të cilat vazhdon të mos i respektojë se brenda muajit tetor do të bëjë diçka për të adresuar problemin e pensioneve, por jo vetëm pensionet, por gjithë skemës që nuk është në kushtet më të mira të saj”.

Milo shtoi se, bonusi vazhdon të përdoret për qëllime propagande.

“Nuk mund të pretendohet që bonusi do të shërbejë për të përmirësuar jetën e një prej shtresave më të margjinalizuara të shoqërisë, siç janë pensionistët. Bonusi në masën që jepet dhe në fund të vitit është një lëmoshë, dhe që nuk mund të kompensojë rritjen e kostos së jetës nga rritja e pandalshme çdo ditë e çmimeve të artikujve ushqimorë dhe shërbimeve”, tha Milo.

Më tej Milo krahasoi pensionet e Shqipërisë me ato të Kosovës.

“Niveli mesatar i pensionit të pleqërisë në Shqipëri llogaritet në 163 Euro në muaj ndërsa në Kosovë llogaritet në mbi 310 Euro në muaj. Të ardhurat për frymë në Shqipëri llogariten në 10 000 Euro për frymë, ndërsa në Kosovë llogariten në 5 860 Euro për frymë. Ndërsa Shqipëria ka të ardhura për frymë 1.4 herë më të larta se Kosova, niveli mesatar i pensionit është 2 herë më i ulët”, tha Milo, i cili shtoi se, “kjo është një dëshmi e shpërndarjes jo të barabartë të përfitimeve nga rritja ekonomike, të mos indeksimit të plotë nga rritja e çmimeve dhe të një modeli të dështuar të pensioneve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Grupet kriminale shpërndanin drogë në Tiranë, lihen në burg 14 persona

Gjykata Penale e Tiranës la sot nën masën e...

“Një armë 8 mijë euro”/ Kishte mbushur makinën plot me municione, arrestohet

Policia e Tiranës ka finalizuar sot në 24 prill...

Vendim i BE-së: 90 miliardë euro kredi për Ukrainën dhe raund i ri sanksionesh ndaj Rusisë

Liderët e Bashkimit Evropian kanë mirëpritur përfundimin e bllokadës...

Kamioni përplas për vdekje 61-vjeçarin në Kombinat

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën...