18.5 C
Tirana

Situata me CoVid-19/ Vinin për në Shqipëri, dogana greke nuk lejon kalimin e kamionit me 10 mijë maska mbrojtëse

Më datë:

Autoriteti doganor grek, ndaloi ditën e djeshme dhe në vazhdim sekuestroi një sasi prej më shumë se 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid 19 me destinacion Shqipërinë.

Sasia e maskave ishte ngarkuar në një kompani greke( Sarantis Eebe) dhe sapo kamioni u paraqit në doganën e Pireut, për të kryer procedurat doganore, kjo e fundit, njoftoi kompaninë eksportuese greke , se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve, me destinacion vendet e treta.

Për më tepër, drejtuesit e kompanisë greke, u shokuan kur dogana i njoftoi se kjo sasi, por edhe sasi të tjera që mund të ndodhen në depot e saj, do të bllokohen në magazinë dhe rekuizohen për llogari të shteti grek.

Dogana sqaroi se rekuizimi parashikon bllokim ,dhe kalimin e sasisë në favor të ministrisë së emergjencave civile,e cila do t’i shpërndajë ato nëpër spitale,farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës,plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese.(3-7%)

Skandali shtohet edhe më tepër,mbas denoncimit të shumë kompanive që importojnë maska dhe dizifektantë, të cilët denoncojnë sekuestrim të menjëhershëm në doganë, të 30%të sasisë së këtyre materialeve,sapo ato hyjnë në territorin grek, çka ka sjellë shumë ankesa për këtë sjellje te pa precendente te autoriteteve doganore greke.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apokalips në Azinë juglindore, tajfuni “Kalmaegi” lë mbi 190 të vdekur

Tajfuni i fuqishëm “Kalmaegi” ka lënë pas një bilanc...

Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë, arrestohet autori

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Malishevën,...

“Na fyeu”, PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Sekretariatin e...

Deklaratat për Gonzaton, PS kërkon përjashtim të Berishës nga Kuvendi

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar sot, 7...