12.5 C
Tirana

Kokona: Mjedise pune dinjitoze, pa asnjë shpenzim

Më datë:

Në Tiranë u çel sot Konkursi ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike, ku shteti vendos në dispozicion vetëm pronat publike dhe pa asnjë shpenzim tjetër përfiton mjedise pune dinjitoze

Elira Kokona, Drejtoreshë e Përgjithshme e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), tha se, “zhvillimi i vlerës së pronës shtetërore në interesin më të lartë publik, siguruar kjo në partneritet me institucionet private dhe publike, kombëtare dhe ndërkombëtare të zgjedhur nga gara publike trasparente, është politikë kryesore e punës tonë”.

Kokona vuri në dukje rëndësinë projekteve në zhvillimin e këtij sektori, pa të cilat siç tha ajo, “ëndrrat nuk kthehen në realitet”.

Kokona bëri të ditur se, në miratimin në më pak se 9 muaj të akteve ligjore dhe nënligjore,të  2 partneriteteve ndërkombëtare, të një strategjie në proces dhe 25 marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet publike, që janë përfitues direkt, sot jetësojmë dy projektet e para të investimit që do t’i hapin rrugën 3 projekteve investimi që janë ndërtimi i Korpusit të Sigurisë, ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare dhe rijetëzimi i stadiumit “Selman Stërmasi” në bashkëpunim me Bashikinë e Tiranës.

Gjithashtu vijoi ajo, konceptimi i Akademisë së Futbollinit, ndërtimi i Qendrës Sportive në Durrës, Ekspo Albania, jane projekte që ndiqen nga Koorporata në bashkëpumim me institucionet e linjës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...