Noka: Mesazhi i Azem Hajdarit për përballje, sot më kumbues se kurrë

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka
zhvilloi sot homazhe në përkujtim të herotit të demokracisë, Azem Hajdari.

Në një prononcim për mediet, Noka tha se Azem Hajdari hyri në histori me trimërinë, me guximin dhe kurajën që tregoi për t’u përballur me diktaturën.

“Azem Hajdari me studentët u përballën dhe sfiduan regjimin me gjaktar që ka pasur Shqipëria.

Ata dhanë një mesazh se vetëm guximi, përballja dhe kurajoja është rruga e duhur kur ke përballë një regjim, një regjim që kundërshtarëve iu tundte prangat ose plumbin.

Mesazhi i Azem Hajdarit sot është më adekuat se kurrë. Regjimi do kurajo, regjimi do përballje, regjimi do t’i qëndrosh, regjimi do që të luftosh ta rrëzosh”, tha ai.

I pyetur mbi lëvizjen për qeveri teknike, Noka tha se lëvizja fillon aty ky njerëzit janë. “Ne jemi duke lëvizur në të gjithë Shqipërinë.

Nuk është çështje datash. Revolta popullore po zien, do të duhet që ne t’i prijmë asaj.

Ka vetëm një rrugë që e kemi deklaruar, qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë që në vitin 2025 të mos ketë votë të lira.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë që edhe të jenë vend anëtar i NATO-s, edhe vota të kontrollohet nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...