19.5 C
Tirana

Pulë me Perime Furre – Për një Drekë Plot Vlera dhe Shije

Më datë:

Aspak i ndërlikuar, por shumë i pasur në vlera dhe aroma të mrekullueshme.

Gatimi i sotëm do t’ju njohë me shijen më të pasur e të veçantë të kuzhinës.

Pjekja në furrë është mënyra më e mirë e gatimit të mishit të pulës, sidomos kur me të përzieni edhe një sërë perimesh të shëndetshme e të freskëta.

Ndiqeni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij gatimi të lehtë hap pas hapi.

Përbërësit

  • 1 pulë mesatare
  • 4 patate
  • 2 karrota
  • 3 domate
  • 1 spec i kuq
  • 10 thelpinj hudhër
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 50 ml ujë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë çaji trumzë
  • 2 lugë çaji majdanoz i grirë
  • kripë
  • piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb.org ju këshillon që të ndani fillimisht pulën në copa të vogla duke i hequr me kujdes edhe lëkurën e tepërt.

Vendoseni në një enë të thellë dhe po aty shtoni karrotat e prera në rrathë të vegjël, patatet, specin dhe domatet e prera.

Hidhni kripë, piper sipas dëshirës pak trumzë apo rozmarinë, thelpinjtë e hudhrës dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit.

Shtoni në fund dhe 3 lugë gjelle vaj, lëng limoni dhe ujë dhe lërini bashkë për 2-3 minuta.

Zgjidhni një tavë pjekje mesatare dhe vendosni në të pulën, bashkë me perimet dhe vajin e tyre.

Ndizni furrën në temperaturën 200 gradë C dhe kur të jetë e nxehtë futeni tavën të piqet për 50 minuta.

Kur perimet të jenë pjekur dhe pula gjithashtu mund ta nxirrni nga furra dhe të shtoni pak majdanoz të grirë.

Servireni pulën tuaj me perimet në anë apo me pak oriz të zier për një shije më të mirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...