19.5 C
Tirana

Balluku në interpelancë: Banorët i kam takuar, zgjidhje provizore derisa të bëhet mbikalimi

Më datë:

“Nuk e di se kush ishte prekur nga ju për takimet në orët e vona. Unë punoj gjatë gjithë ditës. e nis ditën herët dhe e mbyll vonë kështu që ora 6 pasdite apo 8 e darkës, për mua nuk është e vonë. Unë banorët e Thumanës i kam takuar, dëgjuar dhe dhënë zgjidhje.

Qeveria Rama ka veshë për të dëgjuar dhe sy për të parë, ka dëshirën më të madhe për të adresuar kërkesat e komuniteteve por duke kuptuar se interesi e një individi nuk mund të prevalojë interesat e komuniteteve, rajoneve apo gjithë vendit.

I kemi dhënë një zgjidhje provizore kërkesës së banorëve të Thumanës, ka rrugë alternative dhe ajo video që vure këtu për të dëgjuar duke kopjuar liderin tënd suprem, nuk i lëviz asnjë fjalë.

Është parim që të gjitha rrugët me pagesë, duhet të kenë alternativë. Dhe sot që flasim Thumana ka rrugë alternative, por është e gjatë dhe nuk është në gjendje të mirë. Rrugë alternative ka dhe nuk kam shkelur atë që kam thënë por nuk duan të përdorim atë rrugë të gjatë dhe kanë të drejtë.

Do të ketë rrugë më të shkurtër, do të rrugë të dedikuar që nis menjëherë. Jemi në fazën e firmosjes së kësaj kontrate.

Kemi sqaruar se ata do të aksesojnë në mbikalimin e Gramzës, duke zgjidhur kështu deri ditën që do të kemi rrethrrotullimin dhe mbikalimin e plotë në hyrje të Thumanës dhe atëherë do të pushojë zgjidhja provizore.

Me banorët kemi rënë dakord edhe me diçka tjetër, që në rast se ata do ta shikojnë të arsyeshme, mund të konsiderojmë që edhe mbikalimin e Gramzës ta kthejmë në një nyje permanente. “, tha Balluku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...