Spiropali-Kurti: Thellim i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës

Më datë:

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, u takua sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në këtë takim, Spiropali theksoi rëndësinë e thellimit të Partneritetit Strategjik dhe gjithëpërfshirës midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke e cilësuar këtë si një model bashkëpunimi për rajonin dhe shqiptarët në të dy anët e kufirit.

Ajo vuri theksin te rëndësia e përfitimeve konkrete nga ky bashkëpunim për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, dhe premtoi mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për çdo nismë që forcon lidhjet ndërqeveritare dhe institucionale.

Po ashtu, sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit Spiropali riafirmoi përkushtimin e Shqipërisë për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin kushtetues të Kosovës. Ajo shtoi se Shqipëria do të vijojë të lobojë me forcë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian, NATO dhe Nismën SHBA-Karta e Adriatikut.

Nga ana e tij, Kryeministri Kurti shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet qeverive të dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Kuvendeve për zbatimin e 58 marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Ai falenderoi Kuvendin e Shqipërisë për mbështetjen në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës dhe shprehu bindjen se kjo mbështetje do të vijojë.

Në përfundim të takimit, të dy liderët diskutuan mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës, me synimin që të bëhen partnerë kryesorë ekonomikë të njëri-tjetrit, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta për të forcuar rolin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...